15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeRemzi Abdullahi nga BDI Tetovë: Komuna riti çmimin e ujit për Tetovarët...

Remzi Abdullahi nga BDI Tetovë: Komuna riti çmimin e ujit për Tetovarët për 6 milion denarë më shumë.

Sekretari i organizativ i degës së BDI-së në Tetovë, Remzi Abdullahi përmes një video prononcimi ka akuzuar komunën e Tetovës se ka ritur çmimin e ujit dhe se Tetovarët për ujë do të paguajnë 6 milion denarë më shumë.

“Gjatë premtimeve paraelektorale kanë thënë që do të angazhohemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por çfarë po bën realisht pas marrjes së pushtetit? Jeta e qytetarëve sa vjen e rëndohet, pikërisht dje në seancën e këshillit komunal u miratua vendim që lejon ritjen e çmimit të ujit të pishëm. Në vend të 16 denarëve për metër kub ujë që kemi paguar deri tani, me ritjen do të paguajmë 21.50 denarë. Sikur të mos mjaftonte kjo, bordi drejtues i NPK Sharri, ka kërkuar nga komisioni rregullatorë që të ris çmimin dhe në dokumentet që kemi siguruar nga komisioni regullator ka propozuar që çmimi për metër kub ujë të jetë 19,10 denarë ndërsa bordi i ndërmarrjes ka vendosur që çmimi të jetë prej 21.50 denarë. Nga kjo del që NPK Sharri, do të inkasoj 6milion denarë apo 100mi euro më shumë duke hedhur poshtë vendimin e komisionit rregullator. Pyesim kryetarin e komunës se ku do të përfundojnë 6milion denarë shtesë” tha Abdullahu .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments