4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeREL / Tre skenarët, pas rrëzimit të qeverisë

REL / Tre skenarët, pas rrëzimit të qeverisë

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend dikton nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë, derisa të vazhdojë situata me COVID-19.

Kuvendi i Kosovës, ka votuar tashmë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim. Mocioni ishte ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e qeverisë. Aktualisht qeveria është e dorëhequr, por në detyrë.

Njohësi i zhvillimeve politike dhe i funksionimit të Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pasi mocioni i mosbesimit ishte i suksesshëm, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

“Nëse do të jetë qeveri teknike apo shumë-partiake, kjo do të varet nga vullneti i deputetëve, por edhe i presidentit, i cili mund të vendosë përmes një dekreti që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Krasniqi.

Në Kushtetutën e Kosovës, neni 100 i saj thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Aktualisht, Kosova si edhe gjithë bota, po përballen me pandeminë e COVID-19, pas përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës. Organizimi i zgjedhjeve, nuk besohet se do të jetë i mundur në rrethanat aktuale.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK nuk do t’i tërheq ministrat e saj nga qeveria dhe se i mbetet kryeministrit Albin Kurti të vendosë nëse do të vazhdojë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments