-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaREL / Rusia mbyll kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë

REL / Rusia mbyll kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë

Rusia do të mbyllë kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e së shtunës dhe do t’u ndalohet hyrja të gjithë shtetasve të huaj, që vijnë nga këto dy vende.

Kështu bëri të ditur përmes një deklarate për media, kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Ai tha se ndalesa aplikohet për të gjithë udhëtarët e huaj, që udhëtojnë drejt Rusisë për arsye “profesionale, private, studimore dhe për turizëm”.

Kjo ndalesë, megjithatë nuk do të vlejë për shtetasit bjellorusë dhe banorët rusë, tha kryeministri Mishustin.

Me Covid-19 – sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri – janë infektuar mbi 145 mijë persona në mbarë botën. Vendet më të prekura janë Kina, Italia dhe Irani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments