18.9 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeREL / Ministri serb i mbrojtjes ankohet që Kosova po e forcon...

REL / Ministri serb i mbrojtjes ankohet që Kosova po e forcon ushtrinë

“Prishtina po i armatos Forcat e saj të Sigurisë së Kosovës me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në Ushtri të Kosovës”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ai ka thënë për televizionin “Prva” të Beogradit se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, ata morën edhe sisteme të tjera – howitzer, minahedhës, sisteme kundër mjeteve të blinduara, sisteme sulmuese. Ata dërgojnë oficerë për stërvitje në vendet e NATO-s dhe kanë stërvitje të përbashkëta”, tha më tej Vuçeviq.

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Armët e Prishtinës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha ministri serb.

Vuçeviq shtoi se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e saj operative dhe, siç tha ai, të trajnojë ushtrinë dhe të instalojë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

Transformimi deri në vitin 2028

Me vendim të autoriteteve të Kosovës dhe miratimin e ligjeve të nevojshme, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u transformuar në ushtri që nga viti 2018. Është paralajmëruar se ky proces duhet të zgjasë dhjetë vjet, kur pas tranzicionit ushtria profesionale e Kosovës do të numëronte 5000 pjesëtarë. Detyrat e FSK-së në periudhën tranzitore përfshijnë angazhimin në situata krize dhe mbrojtjen civile.

Pas vendimit të Kosovës për transformim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018 deklaruan se ishte “e natyrshme për një vend të pavarur”, ndërsa NATO-ja deklaroi se ishte kundër rekomandimeve të saj. /REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments