Në video nga minuta e 40,Reisi flet – Këta janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet dhe nuk do të kenë kurrnjëherë”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi për maqedonasit, duke folur në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë në fshatin Arnaqi të Sarajit, xhami e rrëzuar me dinamit në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.
Sipas Rexhepit, urdhrin për rrëzimin e kësaj xhamie me dinamit e ka dhënë një ish kryeministër maqedonas nga Tetova, transmeton Gazeta Lajm.
Kryetari i BFI-së ka përmendur me këtë rast edhe fshatin Llazhec të Manastirit, ku tani e 100 vite nuk lejohet ndërtimi i xhamisë. Fjalimin e plotë të tij mund ta përcillni në videon më poshtë.
Ky fjalim ka filluar të përhapet me të madhe në mediumet maqedonase të afërta me VMRO-DPMNE-në.