2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeRegjistrimi: Dyshime edhe nga kisha ortodokse maqedone

Regjistrimi: Dyshime edhe nga kisha ortodokse maqedone

“PËRKATËSIA FETARE NUK ËSHTË PREZANTUAR SAKTË”

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, duke shqyrtuar rezultatet zyrtare të Regjistrimit të Popullsisë, ka shfaqur dyshime në saktësinë statistikore.

Metodologjia e zbatuar në grafën “përkatësi religjioze”, sipas Kishës Ortodokse Maqedonase, qartazi nuk e dallon përkatësinë fetare të besimit fetar dhe të Kishës ose Bashkësive fetare. Kjo, sipas Kishës Ortodokse, I ka bërë rezultatet konfuze, të pasakta, për shkak se nuk e reflektojne situatën reale të përkatësisë fetare në vend.

KOM-i vlerëson se ndoshta ekziton problem jo vetëm në metodologjinë, por ndoshta edhe disa nga regjistruesit nuk u kanë dhënë opsione të mjaftueshme qytetarëve për t`u deklaruar.

KOM

“Sinodi i Shenjtë i KOM-Arqipeshkvia e Ohrit si jorelevente i vlerëson të dhënat nga Regjsitrimi i Popullsisë, në veçanti në pjesën për përkatësinë fetare, me konkluzionin për ekzistimin e gabimit serioz statistikor, që në këtë rast përfshinë 13.4% të popullsisë”

Arsye për dyshime në saktësinë e Regjistrimit, sipas KOM-it, është edhe mosregjistrimi i maqedonasve ortodoks nëpër botë, që sic thonë, ka qenë si rezultat i mungesës së komunikimit nga ana e institucioneve kompetente të vendit, për dallim nga vizitat në diasporë të pjesëtarëve të pakicave nga disa Ministra”/KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments