Vjosa Osmani thotë se presidenti nuk mund të flasë as në emër të qyetarëve Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani reagoi pas takimit që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti më krerët e partive. Ajo tha se presidenti nuk mund të flasë në emër të saj. “Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.”, shkroi Osmani në Facebook. Po ashtu Osmani përmendi edhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.”, tha Osmani.