17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeRaund i tretë bisedimesh Ukrainë-Rusi në fundjavë/ BE e gatshme të vendosë...

Raund i tretë bisedimesh Ukrainë-Rusi në fundjavë/ BE e gatshme të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë

Dita e nëntë e luftës u hap me sulmin rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë i dyti më i madhi në Evropë, i cili siguron 25 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës. Frika dhe paniku zgjati për orë të tëra për shkak të një zjarri masiv që më pas u shua. Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe objektet e rëndësishme nuk u cenuan. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet nga të gjitha frontet dhe situata duket gjithnjë e më e rëndë në të gjitha qytetet në Ukrainë.

BE e gatshme të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin nuk e ndal luftën në Ukrainë, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Erdogan dënon sulmin rus të termocentralit

Me anë të një statusi në Twitter, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njofton se ka diskutuar me homologun turk Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka dënuar sulmin rus të termocentralit. “Ai u informua për agresionin e vazhdueshëm dhe terrorizmin bërthamor nga ana e Federatës Ruse. Ne duhet t’u japim një fund armiqësive”. Zelensky gjithashtu falënderoi shtetin turk për “mbështetjen e vazhdueshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments