13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionRatkoceri godet Bilallin: Në kulmin e ofenzivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, Kasami...

Ratkoceri godet Bilallin: Në kulmin e ofenzivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, Kasami karshillëk për tensione ndëretnike

Gazetari i njohur, Arben Ratkoceri në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit vazhdon me spektaklin “patriotik”.

Ratkoceri shkruan se në ditën kur Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar erdhi në Shkup që të siguroj rrugëtimin europian të vendit, Kasami po bën shfaqje me flamurin me hartë të Shqipërisë Etnike, veprim ky sipas tij i koordinuar për të nxitur irritim të opinionit maqedonas.

“Në ditën kur i dërguari amerikan Escobar, vjen në Shkup e bën presionin maksimal ndaj faktorëve kryesor politik për ndryshime kushtetuese, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i bënë karshillëk duke inaguruar “rrugica të shtruara me bekatonka”. Krejt kjo e shoqëruar me ikonografi patetike me flamuj e harta të Shqipërisë Etnike. Veprim i koordinuar me dikë për reagime e iritim më se normal të opinionit maqedonas dhe defokusim të vizitës së zyrtarit amerikan në Shkup”, shkruan Ratkoceri.

Me sa duket, logjika e Kasamit është që sa më shumë tenderë korruptiv, sa më shumë nepotizëm dhe keqpërdorim institucional, aq më shumë trumpetim për Shqipërine Etnike, duke tentur që me “pushkë pas lufte” të mbuloj skandalet që po e mbajnë aktual nëpër media…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments