Reagon Prokurori i Shtetit Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane deklaroi se “prej 61 rasteve të profilit të lartë të korrupsionit nuk është përfunduar asnjë, atëherë mos të habitemi pse po ngec ky proces”. Mirëpo, Zyra e Prokurorit të Shtetit thotë se pohimet e Rekës nuk janë të sakta, pasi që deri më tani, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë shënjestruar 61 raste me gjithsej 459 persona të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Nga 61 raste të shënjestruara, 48 prej tyre janë me aktakuza, ndërkaq, 32 raste për të cilat janë ngritur aktakuza i përkasin natyrës korruptive ku janë të përfshirë 229 persona të ndryshëm. Sipas Prokurorit të Shtetit gjithashtu, nga 61 rastet e përgjithshme, 16 raste janë me aktakuza që i përkasin natyrës së krimit të organizuar, ku janë të përfshirë 155 persona. Ndërkaq, 14 raste kanë vendim të formës së prerë, 17 raste janë vendosur në shkallë të parë, 17 raste i kemi me shqyrtim gjyqësor, 8 raste janë në fazën e hetimeve ku janë të përfshirë 99 persona, për 4 raste kanë pushuar hetimet ku kanë qenë të përfshirë 11 persona, si dhe 1 rast me pezullim të hetimeve ku është i përfshirë 1 person.
Lexo me shume: http://rtv21.tv/rastet-e-profilit-te-larte-te-korrupsionit-prokurori-i-shtetit-reagon-ndaj-rekes/
© RTV21.tv