14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaSportRaporti i UEFA-s: Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre për shkak të sjelljeve...

Raporti i UEFA-s: Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve (video)

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments