4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRaporti i Institutit të Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare,për shkak të Qeverisë...

Raporti i Institutit të Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare,për shkak të Qeverisë ekonomia e Maqedonisë po stagnon

Maqedonia është mes tre vendeve te të cilat nuk ka përmirësim të ekonomisë, tregon Raporti i Institutit të Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, i cili i publikoi projeksionet e reja ekonomike për vendet e Evropës Lindore. Sipas këtij raporti, deficiti buxhetor në tremujorin e parë ka rënë në 4.1% të BPV-së, kurse është nënvizuar edhe realizimi i dobët i shpenzimeve kapitale, të cilat kanë rënë për 34%. Në pesë muajt e parë janë regjistruar vetëm 22% e investimeve të përgjithshme publike të parashikuara për tërë vitin. Ishte paraparë që këtë vit të shpenzohen 400 milion euro për investime, por në 5 muajt e parë janë shpenzuar vetëm 80 milion euro.

“Qeveria nuk siguron mbështetje të mjaftueshme për ekonominë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Qeveria nuk shpenzon sa duhet për ta mbështetur ekonominë që të dalë nga kriza. Qeveria nuk e shpenzon buxhetin që e miratoi në Kuvend, prandaj ekonomia nuk do të jetë më e mirë se më parë”, tha Branimir Jovanoviq, ekonomist.

Sipas ekonomistit Jovanoviq, Qeveria është duke e përsëritur gabimin e njëjtë.

“Ajo që është më tragjike është se po përsëritet gabimi i njëjtë nga viti i kaluar. Vjet kaluam keq gjatë krizës dhe pandemisë sepse Qeveria nuk shpenzonte sa duhet. E gjithë bota po shpenzonte, të gjithë kolumnistët thonin – shpenzoni për të shpëtuar ekonominë, por Qeveria nuk e bënte këtë aq sa duhej. Këtë vit po e përsërit gabimin e njëjtë”, shtoi më tej ai.

Sipas zëvendëskryeministrit Bytyqi, rritje mund të presim pas vitit 2022. Stagnimi është për shkak të pandemisë, shton ai.

“Shkaku i pandemisë, Maqedonia vitin e kaluar e përfundoi me 4.5% rritje ekonomike krahasuar me vendet e tjera. Kjo është një nga rezultatet më të mira në Ballkanin Perëndimor dhe një nga tre prej 27 vendeve të BE-së. Pajtohem se kishim stagnim, sepse kishim pandemi. Falë investimeve të mëdha, vendet fqinje – Serbia, Shqipëria dhe Kosova po kthehen në gjendjen para-pandemike”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Zvicra është udhëheq me investime në Shqipëri (1,08 miliardë euro) dhe në Maqedoni (277 milionë euro) për periudhë pesëvjeçare. Në Kosovë, nga shpallja e pavarësisë, investitori më i madh është Gjermania me 436 milionë euro. Pritjet janë se këtë vit do të ketë rritje në 20 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për 4.2%, që është rritje prej 0.4% krahasuar me parashikimin e prillit. Arsyet për këtë janë rritja e madhe në SHBA (1.6%) dhe Kinë (18.3%) në tremujorin e parë, si dhe parashikimi i reviduar i rritjes për vitin 2021 – për eurozonën (4.4%) dhe për BE (4.5%) .tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments