Ritme të shpejta përhapjeje dhe numër më të lartë viktimash nga ditët e tjera, u konstatua në këto 24 orët e fundit në të gjithë botën.
Raporti i orës 01.50 të datës 20 mars 2020 tregon se ka shkuar në 245018 numri i personave të prekur me koronavirus.
Raportohet se 88138 vetë janë shëruar. Kurse 10038 njerëz kanë humbur jetën, informon noa.al duke cituar raportin me të dhënat e OBSH që përditësohet gjithë kohës.
Raste aktive janë 146842, ndër të cilat 7378 vetë ose 5 për qind janë në gjendje serioze. Kurse 139464 ose 95 për qind, nën mbikëqyrje mjekësore.
Ndër rastet e mbyllura, gjithsej 98176, 10038 ose 10 për qind humbën jetën kurse 88138 ose 90 për qind u shëruan.
Vetëm 24 orët e fundit u shënuan 26196 raste të reja dhe 1087 të vdekur.NOA