3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiRAPORTI I BANKËS BOTËRORE, “BORXHI PUBLIK I MAQEDONISË NUK ËSHTË ULUR,...

RAPORTI I BANKËS BOTËRORE, “BORXHI PUBLIK I MAQEDONISË NUK ËSHTË ULUR, GJYSMA E POPULLIT JOAKTIV”

Sipas raportit më të ri të Bankës botërore për vendet e Ballkanit perëndimor, borxhi publik i Maqedonisë së Veriut për vitin 2018 është rritur në krahasim me vitin 2017, ndërsa arriti 49 përqindëshin e BPV . Për shkak se shpenzimet për paga të sektorit publik dhe programet sociale të pashënjestruara përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve publike, është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti i politikës fiskale, thuhet në raport.

Sanja Maxhareviq Shujster, ekonomiste e lartë për Rajonin e Ballkanit Perëndimor tha se Maqedonia e Veriut duhet të gjejë mënyrë dhe të zhvillojë politika për rritjen e zhvillimit ekonomik.

“Një punë të cilën do doja të përmend e cila del nga raporti është se edhe përkundër periudhës së zhvillimit në vitet e kaluara në rajon borxhi publik ende nuk është ulur.  Në vitin e kaluar, Shqipëria, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kanë pësuar ulje kurse vendet tjera nuk arritën ta ndjejnë ulje. Kjo është periudha në të cilën pritet që për shkak të zhvillimit, borxhi publik më së paku të stabilizohet”, pohoi Sanja Maxhareviq, Shujster.

Pavarësisht rritjes ekonomike, në raport nënvizohet se, në vitin 2018 ritmi i krijimit të vendeve të punës u ngadalësua duke reflektuar një dinamikë të varfër në sektorin privat.  Bojan Shimov, përfaqësues i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut tha se pas përmirësimit të klimës politike, shteti duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje reformave ekonomike.

“Përqindja e personave të punësuar ka arritur 45.1%, që është përmirësim nga periudha e kaluar. Por gjithsesi ende jemi shumë larg për fitimin nga tregu i punës, meqenëse ky numër zakonisht flet se gjysma e popullit ose është jo-aktive ose është e papunë”, deklaroi Bojan Shimov.

Banka Botërore mbetet në projeksionet e rritjes ekonomike të shtetit, e cila sivjet do të jetë 2.9% dhe pret që e njëjta të rritet gradualisht dhe të arrijë deri në 3.2% deri në vitin e ardhshem. Në Raportin e rregullt për Ballkanin Perëndimor, që u prezantua sot, vlerësohet se gjendja ekonomike e vendit është pozitive dhe rekomandohet që theksi t’u vihet reformave ekonomike. Rritje prej 2.9%, Banka Botërore parasheh edhe për Malin e Zi, kurse vlerëson se Shqipëria do të ketë rritje të ekonomisë prej 3.8%, Bosnja dhe Hercegovina 3.4%, Kosova 4.4% dhe Serbia 3.5%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments