16.7 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaOpinionRami Mislimi /Përgjigje për Bilall Kasamin. Nga skandali në skandal

Rami Mislimi /Përgjigje për Bilall Kasamin. Nga skandali në skandal

Përgjigje për Bilall Kasamin!

Nga skandali në skandal..

Shitja e parkingut nuk mbulohet në Facebook, z. Bilall sipas teje 500 mijë euro i ke vjedhur!

Sipas kontratës që ke nënshkruar vetë, thuhet qartë se më datë 28.02.2025 kompania ka paguar 11 milionë e 800 mijë denarë, që i bie saktësisht 190 mijë euro, e jo 200 mijë euro siç pretendon.

Kjo nuk është gënjeshtër, por e vërtetë, e vërtetuar me VULË dhe nënshkrimin tënd.

Në kontratën e shitjes së parkingut që ke nënshkruar ti, i nderuar kryetar Kasami, thuhet se parcela prej 2.986 m² është shitur me çmim 16.800 denarë për metër katror, në Euro rreth 800 mijë euro.

Shtrohet pyetja: Pse i bashkove parcelat për t’ia shitur kompanisë, kur vetë komuna mund të ndërtonte një parking publik?

Nëse kompania, sipas teje, ka dhënë 200 mijë euro për Planin Gjeneral dhe 100 mijë euro si donacion për rrugën e Vicës, atëherë çfarë kuptimi ka fjala donacion?

A do të thotë që secili biznesmen mund të japë “donacion” dhe më pas të marrë tokë komunale për të ndërtuar qendra tregtare e ndërtesa banimi?

Ku është interesi publik dhe ai i Komunës së Tetovës?

Ti thua se kompania, bashkë me “donacionin”, ka paguar gjithsej 1 milion euro, por në kontratë figurojnë vetëm 190 mijë euro dhe nuk përmendet asnjë donacion, vetëm kompensimi.

Sipas teje:

100 mijë euro donacion për Vicën

200 mijë euro për Planin Gjeneral

190 mijë euro për parkingun

Total: 490 mijë euro

Ku janë 510 mijë eurot e tjera?

A kemi të drejtë të dyshojmë se ato janë vjedhur?

Sa për parkingjet e reja që përmend ato kanë qenë aty më parë. Ndërsa parkingu pranë gjykatës nuk është i komunës, dhe nuk ke as plan, as të drejtë juridike mbi të. As ke pasur, as do të kesh ndonjëherë!

Tetovarët tashmë të njohin si shitës i tokave të Tetovës.

Dokumentet janë zyrtare, të nënshkruara nga vetë ti.

Mashtrimet në Facebook nuk e mbulojnë të vërtetën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments