19.8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaOpinionRami Mislimi: Me Bajram Rexhepin nëntori i Tetovës s`do të jetë si...

Rami Mislimi: Me Bajram Rexhepin nëntori i Tetovës s`do të jetë si më parë

Nëntori i Tetovës nuk do të jetë më si më parë”

Pas shtrëngimit të duarve mes Ahmetit dhe Ramës, u shfaq edhe një fytyrë tjetër në tavolinë Bajram Rexhepi.

Në tavolina të vogla me njerëz të mëdhenj, askush nuk ulet rastësisht.

Kjo nuk është thjesht një fotografi. Është sinjal i qartë.

Tetova po vjen në skenën kombëtare.

Me gjasë, Bajrami do të jetë kandidati i Frontit Kombëtar për kryetar komune, po edhe mund ta them: Bajrami do të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës.

Pas katër vitesh heshtje, Nëntori do të festohet edhe në Tetovë. Tetova do të duket shqiptare. Nuk do të kemi më nevojë të shkojmë në Tiranë, Vlorë e Prishtinë apo Prizren, gjithçka do të ndodhë në Tetovë.

Tetova është lodhur nga errësira.

Për katër vite Tetova u shndërrua në një qytet të vdekur, ku të rinj e të moshuar ikin çdo fundjavë në Ferizaj, Prishtinë, Shkup, madje edhe në Gostivar.

Të gjithë, pa përjashtim të bindjeve politike, sot në Tetovë e duan ndryshimin. Jo për shkak të partive, por për shkak të varrosjes së qytetit në një gjendje mesjetare.

Mbeshtetja e Ramës dhe Ahmetit për Bajramin do të jetë një forcë e madhe për ta çliruar Tetovën nga hajnia dhe budallallëku mesjetar i kreut aktual.

Ahmeti dhe Rama japin sinjalin.

Bajrami sjell shpresën.

Ndryshimi është afër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments