15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionRami Misimi / Edhe 1 euro nëse zvoglohet borxhi i komunës duhet...

Rami Misimi / Edhe 1 euro nëse zvoglohet borxhi i komunës duhet përshëndetur kryetari i komunës.Bilalli është treguar “opasën” për ta shitur mallin e huaj si të vetin, jepja dorën.

Edhe 1 euro nëse zvoglohet borxhi i komunës duhet të përshëndetur kryetari i komunës.

Nga 14 milionë euro në 8 milionë euro është një ulje drastike e borxhit dhe kjo jep një shpresë se kryetarēt qē do vin pas duhet të mendojnë se komuna nuk është institucion për ta rasur në borxh.

Bilall Kasami nga ana tjetër duhet të jetë falemenderues se një pjesë të borxhit ia pagoi qeveria me ndihmën e BDI-së edhe kjo është e vertët, megjithatë Bilalli është treguar “opasën” për ta shitur mallin e huaj si të vetin, jepja dorën.

Tetova nuk ka shumë ndryshim me Bilallin, por është më mirë se dje në infrastrukturë. Bilalli mos të ishte kryetar partie do të kishte punuar shumë e më shumë, sepse është puntor.

Një pjesë të vullnetit për të punuar ja marin “besatarët” që rrijnë n’kafe dhe marrin rroga nga komuna, Bilalli e di, por e ka patjetër t’ju jep rroga se bëjnë aktivitete partiake dhe këto aktivist ngadal po ia hanë shpirtin dhe ja marrin energjinë për të lënë gjurmë në Tetovë.

Aktivistët partiak kurrë nuk ngopen me rroga!

Nēse nuk ju jep rroga, nuk bëjnë aktivitete, nëse ju jep ata prap sbëjnë sepse tanë ditën rrijnë n’kafe e bëjnē politika t’mdhaja si për luftën mes Izrailit dhe Gazës e jo për komunën dhe partinë.

Bilalli ështē nē mes të ndalimit apo të vazhdimit të praktikës së kryetarëve të më parshëm, dhe ai ka vendos ta çoj si kryetarët e me parshëm.

Sot kur borxhi është ulur, në komunë ka mbi 400 punëtor me kontrata që 50 e marin “hallall” rrogën, 50 rrotullohen afër komunës dhe 300 e ndjekin rrogën kur do ju dale në bankē pa shkuar kurrë në komunë.

Kjo është e vertetë dhe Bilalli çdo muj pi nga një “diazepam” kur i lëshon rrogat.

Kjo praktikë e kryetarëve që ju japin rroga pa punuar nuk do të ndalet edhe në ardhmen.

Administratorët që nuk vijnë në komunë!

Bilalli e ka ulur borxhin e komunës, por nuk e ndaloi praktikën e vjetër të pasardhēsve. Mbi 10% e administratorëve të komunës qē janē me vendime pune kurrë nuk shkelin nē komunë.

Bilalli e di, por bëhet se nuk i sheh.

Keto administrator që marrin rroga dhe nuk shkelin në komunë nxisin urrejtje mes administratorëve që punojnë 8 orë punë, e që komuna bën kontrolle ku disa edhe i dënon me nga 10 deri 20% të rrogës, ndërsa ata që s’vijnë asnjëherë e marrin rrogën e plotë.

Edhe ketë Bilalli e di, por prap s’ka çka bën.

Admniistratorët që punojnë nga 8 orë punë vazhdimisht ankohen pse disa nuk vijnë asnjëhrë në punë e marrin rroga, ndërsa ne ua bëjmë punën e tyre, Bilalli ju ka premtuar se sdo të ketë punonjës që do merr rrogë e do punojë punë tjetër jashtë komunës, por ky premtim ka mbetur njejtë si ata kryetar të më parshëm dhe një administrator që rri në komunë e bën punën e atyre dy tjerëve që kurrë nuk shkelin në komunë.

Kushtet e komunës!

Megjithatë, komuna është e stërngarkuar me punonjës dhe kushtet mbetën të njejta siç kanë qenë ndoshta edhe më keq.

Shumica nuk kanë as ulëse, as kompjuter, por edhe nëse kanë ata nuk kanë as punë, dhe kjo ka qenë në të kaluarën dhe vazhdon edhe tash dhe do të vazhdoje në të ardhmen.

Tetova mbetet e njetja për nga pastërtia!

Ashtu si më parë edhe sot Tetova nuk duket më pastër dhe këtu dëshmohet se më mirë eshtë të jetosh në katund se ne qytet.

Ndërtimet pa leje!

Ka pasur nē të kaluarën vazhdon edhe tash. Afër “hundës” së Bilall Kasamit ka ndërtime pa leje dhe pak më largë ” hundës” së Bilalit vlojnë ndërtimet pa leje. Kjo praktikë nuk do të ndalet asnjëherë, deri sa Tetova tē bllokohet.

Tetova pa parkingje.

Nuk ka pasur parkingje dhe nuk do të ketë kurrë. Tetova mbetet qyteti ku trotuaret janë parkingje e parkingjet uzurpohen dhe bëhen ndërtesa.

Arsimi 100% i politizuar me Bilall Kasamin, njejtë si në të kaluarën.

Dhe në fund!

Tetova meriton ndryshe dhe mos të jetë kryetar partie, e partia të nvaret prej komunës.

Një kryetar që e do Tetovën më shumë se sa paret, e deri sa ta gjejmë kryetarin që nuk i do paret, dije se kiameti është afër 😛

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments