12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Shqipëria me rritjen më të madhe të pasagjerëve në rrugë ajrore,...

Rama: Shqipëria me rritjen më të madhe të pasagjerëve në rrugë ajrore, lajm fantastik

Shqipëria në korrik ka arritur të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, e ndjekur nga Armenia, me një rritje +70% në krahasim e me vitin 2019.

Kryeministri Edi Rama, duke postuar në rrjetet sociale klasifikimin e përpiluar na Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, e cilëson këtë një lajm fantastik.

“Lajm fantastik! Tabela e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të korrikut tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt 2019-ës, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%!  Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”, deklaroi Rama.

Vendi ynë përjetoi këtë sezon veror bum turistik me rritjen e madhe të numrit të turistëve që e preferuan për të kaluar pushimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments