3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRAMA: PA SHQIPTARËT S’KA MAQEDONI TË VERIUT, AHMETI: DIASPORA SHQIPTARE, PJESË E...

RAMA: PA SHQIPTARËT S’KA MAQEDONI TË VERIUT, AHMETI: DIASPORA SHQIPTARE, PJESË E MOMENTEVE HISTORIKE

Në samitin e dytë të diasporës që mbahet në Shqipëri, pas samitit të parë, qeveria shqiptare merr obligim për regjistrimin dhe unifikimin e diasporës si trung i pandashëm i atdheut, pa dallime politike gjeografike, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, personalitet të shquara, por edhe antarë të thjeshtë. Nikoqiri i këtij samiti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi lart kontributin e paçmueshëm që ka dhënë diaspora shqiptare ndër vite. Por Rama nuk la pa përmendur edhe të ashtuquajturën ‘’Platformën e Tiranës’’ të cilën fal asaj platforme gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

‘’Ajo që për presidentin e Maqedonisë quhej e pa pranueshme gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut. Pa shqiptarët s’ka Maqedoni të Veriut dhe pa Shqiptarët nuk do të kishte marrëveshje të Prespës, dhe pa Shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të veriut në NATO, dhe nuk mund të ketë Maqedoni të Veriut në Bashkimin Evropian. Ne jemi më të interesuarit  që ai shtet të përparojë, që ai shtet të jetë modeli i harmonisë dhe i bashkëjetesës mes dy popujve që e formojnë atë’’, potencoi Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë.

Ndërsa lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se momentet më historike të vendit tonë i kanë rrjedhat nga diaspora.

‘’Momentet më historike të vendit tonë pikërisht rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Ushtria Çlirimtare u financua, u ushqye, u mobilizua pikërisht nga mërgata.  Tani patriotizmi më i madh i yni është i shqiptarëve tanë të zbarkojmë me njerëz të mençur. Për këtë më së shumti ka nevojë atdheu ynë. Ka nevojë Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Sot t’u ikim emocioneve t’i ikim racionalitetit sepse të gjitha mundësitë janë që gjërat t’i jetësojmë dhe t’i materializojmë. Mbështetja institucionale asnjëherë nuk do të mungojë’’, theksoi Kryetar i BDI-së Ali Ahmeti.

Qëllimi i këtij samiti është që të unifikojë mërgatën shqiptare, një mundësi diskutimi për çështje të ndryshme të politikbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments