15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajme“Rama në Hungari për të ndaluar azilin politik të presidentit”, Ngjela sqaron...

“Rama në Hungari për të ndaluar azilin politik të presidentit”, Ngjela sqaron tezën: Kemi të dhëna se Meta dhe Gruevski kanë bërë investime së bashku

Avokat Spartak Ngjala, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në FaxNews, ka komentuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga parlamenti i republikës.

Avokat Ngjela shprehet se përpjekjet e radhës së parë për shkarkimin e Presidentit dështuan, pasi shkeljet e bëra prej tij, si shtyrja e datës së zgjedhjeve, nuk patën pasoja sociale, duke mos sjellë destabilizim të vendit.

Duke mos dhënë një mendim mbi atë çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese, avokati thekson se kësaj radhe shkarkimi merr një dimension tjetër pasi është sulmuar NATO, dhe shkeljet amplifikohen akoma më shumë.

“Sjellja e Presidentit qe totalisht kundër perëndimit dhe goditi NATO-n. S’kemi ç’më bëni tha raketa ka dhe Rusia, o është i çmendur o është kundër NATO-s.

I renditën të gjitha shkeljet e bëra herën e parë, por nuk e shkarkuan dot pasi shkeljet nuk kishin pasoja sociale.

Pse nuk ishin të rënda shkeljet e para?  Sepse nuk shkaktuan pasoja juridike dhe sociale.

Shtyu datën e zgjedhjeve dhe caktoi një datë të re për destabilizimin e vendit, por opozita nuk e ndoqi nga pas duke mos shkaktuar pasoja sociale të shkeljeve të bëra.

Unë nuk e di çfarë do vendosi Gjykata Kushtetuese këtë radhë, por sipas mendimit tim në rastin e dytë shkeljet marrin energji negative dhe amplifikohen pasi ka goditur NATO-n.

Duhet të jemi realisht tani, o do bënte gjëmën, o do ikte. Gjëmën nuk e bëri dot, tani duhet të iki.

Çadra e Lulzim Bashës, çfarë ishte? Përpjekje për destabilizim. Unë e thashë atëherë që kishin ardhur 270 oficerë rusë në Shqipëri, por nuk më besoi njeri.

Pse nuk e bën kryengritjen? A thanë se do bënin kryengritje? Të lë NATO të bësh destabilizim pa motiv”, tha Ngjela.

Në lidhje me një shkrim të bërë prej tij në rrjete sociale, se vizita e Ramës në Hungari lidhet me dyshimin se Ilir Meta mund të kërkojë azil politik aty, avokati sqaron arsyet pse e çuan në një analizë të tillë.

Sipas tij Meta dhe Gruevski janë miq të afërt me njëri tjetrin dhe kanë bërë investime së bashku dhe kjo mund të bënte që ashtu sikurse Gruevski edhe Meta mund të kërkonte azil politik në Hungari.

“Kemi të dhëna se Meta ka pasur miqësi me Gruevskin dhe kanë bërë investime bashkë. Nuk e dimë si ka qenë lidhja ekonomike e tyre, por dimë se Gruevski u godit për korruspion dhe u largua në Hungari.

Gruevskin e pranuan në Hungari, por Shqipëria nuk është Maqedonia e Veriut. Nuk është vetëm Amerika që mbron Shqipërinë në këtë histori, por është e fundit, e para është Roma, e dyta Perandoria Osmane dhe e treta Austro-Hungaria”, tha Ngjela.(F.M/Faxweb.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments