6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama: Jemi në prag të masave shtrënguese nga ndërkombëtarët, plan shumë i...

Rama: Jemi në prag të masave shtrënguese nga ndërkombëtarët, plan shumë i rëndë për Kosovën!

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të mbajtur për media ka treguar se Kosova dhe Albin Kurti rrezikojnë plane shtrënguese nga ndërkombëtarët.

Pasi njoftoi për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, që do të mbahej nesër në Gjakovë, Rama shprehet se u ka kërkuar kohë ndërkombëtarëve, para se këta të fundit të vendosin për masa shtrënguese.

“Jemi në prag të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

“Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë. Por, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam frikë se plani që është plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”.

“Kosova po kërcënohet me sanksione të rënda në rast se kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, zgjedhje të reja e kthim në dialog.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments