17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Fituam aq sa prisnim pa ndezur motorët

Rama: Fituam aq sa prisnim pa ndezur motorët

“Lufta në Ukrainë e bën të pamundur shijen e fitores”

Në të parin reagim pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të së dielës, kryeministri Edi Rama thotë se forca që ai drejton ka përmbushur pritshmëritë që kishte angazhimit që këtë herë ishte më i paktë.

“Zgjedhjet i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona.

Por kreu i qeverisë thotë se e ka të pamundur të festojë këtë rezultat për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë pasi efektet e luftës janë shtrirë në të gjithë botën. 

Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.

Ndaj Rama në këtë situatë shton se sfida e radhës e qeverisë së tij pas tërmetit dhe pandemisë është përballja me krizën që ka shkaktuar lufta.

“Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë. Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë”.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments