2.6 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeQytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të parët në Evropë për nga...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të parët në Evropë për nga anëtarësimi në parti politike

Në Maqedoninë e Veriut zakonisht votohet në linjë etnike. Është e lartë përqindja e qytetarëve që deklarohen si anëtarë të partive politike, ndërsa madje një e treta e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë pjesë në tubime ose ngjarje publike të organizuara nga partitë politike, raporton MIA. Gratë dhe të rinjtë janë më pakë të kyçur në proceset politike, tregon Hulumtim krahasues i sistemeve zgjedhore (HKPZ), në të cilën kanë marrë pjesë Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup (IHSPJ-USHCM), në bashkëpunim me Institutin për demokraci “Societeas civilis” Shkup (IDSCSH) dhe Programi për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (IFES).

“Konstatimet kryesore tregojnë qartë se në Maqedoni votohet shumë në linjë etnike, kjo është diçka që tashmë e dimë. Megjithatë me këto konstatime mundemi edhe të vijmë edhe deri te ndonjë prerje në atë shtrirje në votim etnik. Ka përjashtime të votimit etnik, megjithatë janë shumë të rralla dhe i përkasin vetëm disa partive politike”, theksoi Jovan Bliznakovski.

Nga partitë e maqedonasve, vetëm dy kanë trup votues mes qytetarëve shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike, ndërsa hulumtimi tregon se maqedonasit nuk votojnë për partitë e shqiptarëve.

Hulumtimi tregon qartë se vendi ynë është ndër vendet me anëtarësimin më të madh në parti politike në Evropë. Sipas të dhënave të anketës, 13,3 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë anëtarë partie, që është jo shumë më pak se në vitin 2017 kur ishte 13,6 për qind. Mesatarja në BE, siç u përmend, është 3 deri në 5 për qind. Bazuar në këto të dhëna, çdo i shtati qytetar në vendin tonë është anëtar i një partie politike.

Gratë dhe të rinjtë janë më pak të përfshirë në proceset politike dhe bazuar në hulumtimet, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç janë më pak të interesuar për përfshirjen partiake.

Në pyetjen nëse në të gjitha zgjedhjet votoni për partinë e njëjtë, 37,4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me konfirmim, 29,8 se në pjesën më të madhe të zgjedhjeve votojnë për partinë e njëjtë, 25,3 për qind se votojnë për parti të ndryshme, ndërsa 1,1 për qind se nuk ka votuar kurrë.

Profesoresha Anmeta Cekiq, theksoi se vendimin për kë do të votojnë, shumica e qytetarëve e dinë para zgjedhjeve (59,09 për qind), por pothuajse 40 për qind këtë e bëjnë gjatë fushatës (32, 8 për qind) ose në ditën e zgjedhjeve (6,8 për qind).

Hulumtimi në terren është bërë në periudhën nga 25 tetori deri më 4 dhjetor të vitit 2024, janë realizuar gjithsej 1056 anketa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments