4.2 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaOpinionQufli Osmani: Debat rreth debatit për nevojën e debatit – Ligji i...

Qufli Osmani: Debat rreth debatit për nevojën e debatit – Ligji i ri për arsimin e lartë

Debat rreth debatit për nevojën e debatit – Ligji i ri për arsimin e lartë

Shumë debat dhe pluhur rreth ligjit, por pa prekë thelbin e problemit “çfarë universitete synojmë”. I tërë debati zhvendoset në një pikë “në kriteret e zgjedhjes së profesorëve” dhe aty 99% përmenden: punimet shkencore me impaktë, revista skopus dhe aq. Në debatet dhe analizat nuk preket fare ama fare segmeti i mësimdhënies dhe i përgatitjes së studentëve. Kush e përgatit profesionalish studentin? Komponenti shkencor apo akademik?

Në fillim dua të nënvizoj se profesorët universitar zgjidhen në thirrje mësimore-shkencore dhe jo vetëm shkencore. Debati dhe adresimi i kritikës duhet zhvendosur pikërish në këto dy rafshe, në kontekst të veprimtarisë së profesorëve dhe nevojës së studentëve, respektivish në atë akademikë dhe shkencorë.:

1. Thirrja “mësimore” – kriteret për zgjedhje janë rezultatet dhe përvoja në mësimdhënie dhe përgatitjen e të rinjve dhe aktiviteti profesional-aplikativ ose profesional-artistik

2. Thirrja “shkencore” – kriteret janë rezultatet e punës shkencore dhe kërkimore (publikime në revista me impaktë)

Çfarë përgatisin universitet? Universitetet në ciklin e parë të studimeve përgatisin kuadro për të ushtruar një profesion të caktuar: mësimdhënës, ekonomist, kimsit, laboratorant, psikologë, piktor, aktor, muzicient, informaticient, inxhinierë, arkitektë etj. Tash shtrohet pyetja, përgatitja e këtyre kaudrove profesional a ju hynë në punë më shumë thirrja mësimore apo thirrja shkencore? Njëzëri do themi thirrja mësimore, shkathtësit, përvoja, ekspertiza, dija e “atij” që përgatit kësi kuadro.

Studentët me te edhe shoqëria (insitucionet, kompanitë, shoqatat, lokalet etj) kanë nevojë për komponentin i cili sigurohet nga thirrja “mësimore” e zgjedhjes së profesorëve dhe shumë më pak nga thirrja shkencore!?! Studentët kanë nevojë që t’i zhvillojn kompetencat, dijet, shkathtësit për të ushtruar një profesion. Prandaj, për zhvillimin e “profesionit” nevojitet mësimdhënie cilësore, mjete didaktike, kushte fizike, labaratore, punë praktike… dhe shumë pak në punë hynë “thirrja shkencore”

Por, kush ka nevojë për thirrjet “shkencore”? Pa mëdyshje, universiteti dhe shteti dhe deri diku studenti. Përmes punimeve shkencore të publikuara në revista me impaktë shkencor universiteti dhe shteti etablohen në hartën e universiteteve me ndikim. Nëse profesori ka punime shkencore me impaktë shkencor por mësimdhënia e tij është jocilësore, nga një konstelacion i këtillë dëmë do të ketë “përgatitja profesionale e studentit”.

Kriteret për zgjedhje duhet të shikohen si tendencë për të rritë cilësin dhe imazhin e universiteteve me te edhe të shtetit, por asesi si tendencë për ti dëmtuar universitetet përmes uljes së numrit të profesorëve me te edhe për të reduktuar numrin e profileve, fakulteteve etj etj.

Debati duhet të prodhoj analiza të mirëfillta dhe të sjellë një profillizim inkluzivë të imazhit të quajtur Universitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments