-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria vulos korrikun për zgjedhje? I hap rrugën KSHZ-së për t’u përgatitur

Qeveria vulos korrikun për zgjedhje? I hap rrugën KSHZ-së për t’u përgatitur

Me një dekret të ri të miratuar mbrëmë, Qeveria i hapi rrugë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të filluar përgatitjet për zgjedhje.  Zëvendëskryeministri Bujar Osmani shpjegon se ky dekret lidhet me atë të mëparshmin me të cilin ishte ndërprerë veprimet zgjedhore, e në të cilin shkruhet se në ditën kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, rikthehen afatet e rregullta zgjedhore

“Me dekretin e ri në fakt kemi bërë vetëm disa precizime në aspekt të kontrollit të listës zgjedhore duke u thirrur në normat ligjore por edhe disa obligime të ministrisë së shëndetësisë për të siguruar mjetet mbrojtëse shëndetësore personale për Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Unë ende shpresoj se komunikimi mes partive politike do të vazhdojë ditëve në vijim, ende mendoj se ka hapësirë për një proces të drejtë, inkluziv elektoral në 5 korrik,” tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

I vetmi që mbrëmë ka votuar kundër këtij dekreti ka qenë Ministri i Brendshëm teknik Naqe Çulev, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai për TV21 shpjegoi votën e tij kundër, duke thënë se datën e zgjedhjeve mund të përcaktojë Kryetari i kuvendit ose e njëjtat të sillet me konsensus politik, duke pasur parasysh edhe shëndetin e qytetarëve. E edhe përkundër qëndrimit të tij në qeveri, Çulev thotë se MPB do të angazhohet për pastrimin e listës zgjedhore.

“Dekreti hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare. Ministria e Punëve të Brendshme normalisht që e ka patjetër të marrë pjesë në pastrimin e listës zgjedhore  dhe këtë duhet ta bëjmë me kërkesë dhe koordinim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kemi obligim që ditën kur KSHZ do ta kërkojë, në afat prej 24 orësh ta dorëzojmë listën zgjedhore të pastruar,” tha Naqe Çulev, ministër teknik për Punë të Brendshme.

Nga KSH, anëtari Enver Salihi tha për TV21 se ende nuk e kanë pranuar dekretin dhe se do të nisin me punë sapo ta marrin.

“KSHZ nuk është organ që sjellë ligje por kujdeset për zbatimin e tyre dhe mbas urdhëresës së parë dhe të dytë zgjedhjet mbahen 22 ditë pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme dhe KSHZ është e gatshme për të realizuar proces zgjedhor pasi që kjo është detyra jonë ligjore,” tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Dekreti i ri angazhon Ministrin e Brendshme që në afat të një dite të dorëzoje listën e qytetarëve të cilët kanë dorëzuar kërkesë për nxjerrje të dokumenteve personale dhe listën e atyre të cilët mbushin 18 vjet deri ditën e zgjedhjeve ose 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Me të njëjtin vendim, Ministria e Shëndetësisë obligohet që të sigurojë mjetet e nevojshme për mbrojtje e anëtarëve të trupave zgjedhorë,-thuhet në kumtesën e Qeverisë. Sipas kësaj, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe nëse nuk shpallet gjendje e re e jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik. Nesër pritet të merret vesh nëse do të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme ose jo, e kjo do të lifte të kuptohet edhe datën e saktë të zgjedhjeve nëse eventualisht partitë nuk arrijnë në ndonjë marrëveshje për datë.

Për punën e zgjedhjeve, mbrëmë përmes telefonit Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji bisedoi si me kreun e LSDM-së Zoran Zaev po ashtu edhe me atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në Tuitter Varhej shkroi se është theksuar rëndësia “për zgjedhje të lira, korrekte dhe inkluzive duke marrë parasysh situatën me COVID-19 si dhe nevojën e masave efikase për rimëkëmbje ekonomike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments