Qeveria nuk do të mbajë sot seancë dhe prandaj nuk pritet të sjell vendim se a do ta pranojë apo jo propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore të zgjatur në këtë fundjavë.
Vendim Qeveria pritet të sjellë ditëve në vijim, por jo sot, kumtuan për TV21 burime nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Me këtë edhe propozimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, që ora policore për këtë fundjavë të fillojë të shtunën në ora 19:00 dhe të përfundojë të martën në ora 05:00, ende nuk ka hyrë në fuqi.