1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria nuk e publikon Protokollin, Kacarska: Krijohen dyshime!

Qeveria nuk e publikon Protokollin, Kacarska: Krijohen dyshime!

Teksti i Protokollit dypalësh mbi të cilin punuan Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe e Bullgarisë pas së gjithash duket se mbetet sekret deri në momentin e nënshkrimit të tij ndërmjet shefave të diplomacisë Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, shkruan Alsat.

Protokolli, i cili përcakton hapat për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, nuk ka arritur as tek deputetët në dokumentet që u janë dërguar nga Qeveria.

Sipas njohësve, kjo situatë vështirëson diskutimin publik të propozimit francez.

“Mungesa e asaj që quhet Protokoll, apo procesverbal mendoj se e bën të pamundur që njerëzit të jenë në gjendje të vlerësojnë situatën. Gjithashtu krijon hapësirë për dyshime, krijon hapësirë për interpretime të ndryshme dhe ndoshta është më mirë për të gjithë ne, nëse e dimë komplet paketën se cilat janë dokumentet dhe si duken ato. Ndryshe nuk mund të flasim për një debat thelbësor”, tha Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.

Paraprakisht mediat bullgare publikuan Protokollin dypalësh, në të cilin thuhej se deri në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Shkupi do të duhet të marrë masa kundër gjuhës së urrejtjes, të kërkojë falje për viktimat me vetëdije bullgare në komunizëm, të publikojë tekstet për përkujtimin e përbashkët të personave për të cilët u arrit marrëveshja, përfshirë Car Samuilin, si dhe për të bërë më të shpeshta mbledhjet e Komisionit të Përzier mbi Historinë.

Deri në konferencën e dytë, Maqedonia do të duhet të dorëzojë kurikulat në Sofje.

Mirëpo, presidenti Stevo Pendarovski së fundi tha se ajo që mediat bullgare nuk e përmendën është se Sofja do të ketë të njëjtat obligime.

“Nuk ka asnjë obligim në fushën e arsimit, historisë që nuk bëhet në bazë të barazisë, siç është Komisioni i përbërë nga historianë, dhe nuk ka asnjë pikë që thotë “bullgarët do t’i vlerësojnë tekstet shkollore maqedonase, e ne nuk do t’i vlerësojmë të tyret. Kjo vlen edhe për gjuhën e urrejtjes”, tha Stevo Pendarovski – President.

Teksti i Protokollit që është publikuar në mediat në Sofje nuk është harmonizuar plotësisht, dhe ndërkohë ka pësuar ndryshime në takimin e fundit online, ndërmjet Osmanit dhe Gençovskës, nga e hëna.

Sipas njoftimeve, Protokolli do të nënshkruhet në të njëjtin moment kur Brukseli do të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në të parën nga dy takimet ndërqeveritare të planifikuara për fillimin e negociatave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments