-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria e RMV/ Të braktisen shtëpitë e uikendit në Mavrovë dhe Rostushë

Qeveria e RMV/ Të braktisen shtëpitë e uikendit në Mavrovë dhe Rostushë

Qeveria në seancën e mbrëmshme e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qendrën për Menaxhim me Krizat dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ta shqyrtojnë mundësinë të gjithë personat të cilët janë në shtëpitë e tyre të uikendit për pushim dhe rekreim në komunat Mavrovë dhe Rostushë ose në rrethinë të drejtpërdrejtë, t’i lëshojnë uikend shtëpitë e tyre për qëndrim, pas kontrollit paraprak nga ana e epidemiologëve.

Përderisa nuk është e mundur zbatimi dhe realizimi i kësaj mase, nga Qeveria kumtojnë të ndërmerren masa dhe aktivitete nga institucionet kompetente për dorëzim të regullt të ushqimit dhe produkteve të domosdoshme për këto persona.

Në seancë Qeveria e obligoi edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme t’i intensifikojë kontrollet e personave të cilët janë dërguar për vetëizolim dhe për respektim të masave të Qeverisë dhe për të njëjtën ta njoftojë Qeverinë në bazë ditore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments