Qeveria thotë se në Maqedoni sasitë e grurit ishin në nivel të kënaqshëm dhe se të gjitha blerjet janë bërë në bazë të ligjit.
“Për momentin nuk ka asnjë njoftim aktiv për blerje. Për vitin 2023 me Buxhetin janë planifikuar 352 milionë denarë për rezerva mallrash, të cilat në dy vitet e kaluara ishin në nivelin prej 80 milionë denarë”, thonë nga Qeveria