Nëse inspektorët konfirmojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizim aty për aty subjektit juridik t’i vendosin ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje deri në 30 ditë.
Këtë e parashikojnë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive që i miratoi Qeveria në seancën e sotme, ndërsa do të hyjnë në fuqi pasi do ti pranojë dhe miratojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me ndryshimet rriten ingerencat dhe autorizimet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektoratit Shtetëror të Punës, Inspektoratit Shtetëror për Transport dhe të inspektorateve të tjera në nivel qendror dhe lokal për përballje me shkelësit e protokolleve për Kovid.
Pres shërbimi qeveritar informon se edhe me ndryshimet e reja ligjore do të rriten gjobat për shkelësit e protokolleve shëndetësore. lartësia e gjobave do të jetë në varësi të madhësisë së personave privatë (firmat).