12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria dënon aktin e djegies së veturës që shfrytëzohej nga zv/kryeministri Grubi

Qeveria dënon aktin e djegies së veturës që shfrytëzohej nga zv/kryeministri Grubi

Kanë vijuar edhe sot reagimet pas djegës së veturës së tipit “Audi” në pronësi të B.L 35 vjeçar nga Shkupi e që është shfrytëzuar nga zv kryeministri i parë Artan Grubi. Qeveria e cilësoi këtë akt të papranushëm dhe kërkoi nga organet hetuese zbardhjen e rastit.

“Siguria është prioritet kryesor në një shoqëri demokratike. Qeveria e RMV-së dënon aktin e djegies së automjetit të përdorur nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, dhe e konsideron atë si akt dhune plotësisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm në një shoqëri demokratike që thirret në vlera evropiane” – thonë nga Qeveria e RMV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments