10.1 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria asfalton, Blerimi lavdërohet, banorët: Blerimi s’ka “struj” do asfaltoje rrugë (VIDEO)

Qeveria asfalton, Blerimi lavdërohet, banorët: Blerimi s’ka “struj” do asfaltoje rrugë (VIDEO)

Rruga Pallaticë – Uzurmisht në komunën e Zhelinës është bërë mollë sheri se kush në fakt po e asfalton. Edhe pse në këtë rrugë janë vendosur tabela ku shkruhet sakt se kush janë investitorët, kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu mundohet që të përvetësoj si projkt kapital i tij.

Banorët e fshatit Pallaticë shprehen të kënaqur nga fillimi i punimeve për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës duke hedhur kritika të ashpëra ndaj kryetarit të Zhelinës pasi sipas tyre nuk mund të mashtrojë çdo herë.

“Rrugën e asflaton ministria e Transportit” thotë një banorë i Pallaticës. Një tjetër banor thotë se në Pallaticë Blerim Sejdiu 6 vite gjashtë begatona nuk ka sjellë asnjë punë nuk ka realizuar dhe ky është projekt i parë që ka filluar edhe atë nga Ministria e Transportit.

“Blerimit ia kanë pre strujën në komunën e Zhelinës do e asfaltooje rrugën” thotë një tjetër.

Zv.Ministri i Transportit, Bekim Rexhepi për TS u shpreh se kjo është rrugë që financohet nga Banka Botërore me projekt të Ministrisë së Transportit njejtë edhe rruga në Kapashdoll dhe disa fshatra tjerë të komunës së Zhelinës dhe komunave  tjera.

Ndryshe vlen të thekësohet se në mandatin e dytë Blerim Sejdiu nuk ka realizuar asnjë projekt nga premtimet e tij gjatë fushatës zgjedhore./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments