18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria miratoi masat kufizuese për personat që janë në “Listën e Zezë”...

Qeveria miratoi masat kufizuese për personat që janë në “Listën e Zezë” , dërgohet në Kuvend

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi sot se Qeveria ka shqyrtuar për së dyti herë dhe ka miratuar ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese për personat që janë pjesë e “Listës së Zezë” të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Ministri Osmani përmes një konference dha detaje plotësuese:

Qeveria javën e kaluar e tërhoqi nga procedura parlamentare projektligjin për masat shtrënguese për arsye administrative dhe njoftoi se do të futet në rendin e ditës së seancës së ardhshme.

Ndryshimet në Akt rezultuan nga zgjerimi i listës së zezë të SHBA-ve. Ministria e Punëve të Jashtme muajin e kaluar nisi debatin publik për ndryshimet në Ligjin për Masat Kufizuese, me të cilat “lista e zezë” amerikane do të jetë baza për vendosjen e masave nga shteti ndaj individëve dhe kompanive.

Amendamentet e propozuara, siç paralajmëroi ministri Bujar Osmani në atë kohë, parashikojnë futjen e dy instrumenteve të rëndësishme, institucioni propozues të kërkojë dhe dorëzojë të gjitha provat materiale në Prokurori për fillimin e procedurës, duke përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse përfundon me aktakuzë parashihet ndalimi i përkohshëm i kryerjes së funksionit publik dhe ndalimi i pjesëmarrjes në prokurimet publike në rastin e personave juridikë.

“Ligji është nën juridiksionin e Ministrisë së Jashtme dhe deri më tani ka të bëjë me terrorizmin dhe armët. Tani po zgjerojmë fushëveprimin. Legjislacioni i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe si “lista e zezë” është tani baza për masat kufizuese ndaj korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe kërcënimeve hibride. Në rast të një akti të tillë juridik të SHBA-së, informojmë Qeverinë, ajo merr vendim dhe ministria është e detyruar t’i dorëzojë të gjitha faktet juridike Prokurorisë, e cila është e detyruar të hapë menjëherë procedimin penal duke kërkuar dy masa: masë të përkohshme, ngrirje të funksionit publik dhe ndalim të personit juridik për të marrë pjesë në tenderë. Nëse vendimi përfundimtar i gjykatës është në favor të personit, Qeveria merr vendim për ndërprerjen e masave kufizuese”, tha Osmani në daljen televizive.

Lidhur me masat e paralajmëruara kufizuese, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mbështet fuqimisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të mbajtur përgjegjësi nga ata që keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, SHBA-të gjatë dy viteve të fundit futën në “listën e zezë” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sergej dhe Irina Samsoneko, ndërsa më parë pjesë e kësaj liste është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe personalitete tjera publike nga Maqedonia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments