6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQentë endacak vërshojnë Tetovën, rrezikojnë qytetarët

Qentë endacak vërshojnë Tetovën, rrezikojnë qytetarët

Skenat e këtilla janë shumë të shpeshta brenda ditës ndërsa më të vështira janë ata të mëngjesit, kur, fëmijë të vegjël gjatë vajtjes në shkollë, shpesh, kështu siç e patë, sulmohen nga qentë endacak”.

Numri i qenve muajve të fundit është shtuar, për shkak të ndërprerjes së kontratës që ka pasur komuna e Tetovës, me firmën që ka menaxhuar me qentë endacak. Drejtuesi i qendrës për përkujdesje të qenve endacak shprehet se në mënyrë që të ketë sukses projekti duhet të vijojë pa ndërprerje ndërsa shtoi se paratë që ishin ndarë nga Komuna për këtë qëllim ishin të pamjaftueshme.

U bë një vonesë afër katër muaj, tani është hapur tenderi sërish dhe e kemi fituar por, jemi duke pritur ta nënshkruajmë kontratën. Kjo është një punë që kur fillon duhet mbajtur deri në fund mos ketë ndërprerje, sepse gjithnjë kur ka ndalesë vijnë këto gjëra që shtohen qentë”-tha Rami Selmani, “Dogs and Cats”.

Banorët ankohen se shpesh herë sulmohen nga qentë endacakë, ndërsa druajnë edhe nga paraqitja e ndonjë sëmundjeje nga qentë e pavaksinuar.

Shumë i sulmojnë, edhe fëmijët edhe gratë po edhe pleqtë. Dhe me të vërtetë se kuptoj se si komuna nuk merr një aksion kundër tyre se është shumë e rrezikshme. Pastaj nuk e dimë ne se ata s’janë as të vaksinuar, dhe mund të na sjellin edhe sëmundje normal”.

Po ja gjithnjë sulmojnë, njerëzinë nuk guxojnë të kalojnë ikin, friken, duhet ti mbledhin”.

Gjithë që zgjohen në mëngjes herret por edhe unë, ballafaqohen me problemin më të madh pas mbeturinave dhe gropave, edhe qentë endacak. Fajin më të madh pas komunës ka edhe policia, që në vend që të merret me atë se kush hyn e del në mëngjes në hyrje të Tetovës dhe me çfarë punë të pista, ajo merret me dënimin e qytetarëve në mes të qytetit kur e dimë se gjithë këto qen nuk vinë nga Tetova por qind për qind edhe nga qytete tjera”.

Nga komuna e Tetovës, për Alsat janë shprehur se me rebalancin e buxhetit, janë ndarë më shumë mjete për këtë qëllim dhe se brenda javës, pritet të nënshkruhet vazhdimi i kontratës.

Pas rebalancit të buxhetit, janë ndarë më tepër mjete për largimin e qenve endacakë nga qyteti, dhe brenda ditësh pritet nënshkrimi i kontratës së re, e cila, do e evitojë këtë pengesë të qytetarëve”-shprehen nga Komuna e Tetovës

Vendi më i rrezikshëm për qytetarët në qytetin e Tetovës nga qentë endacak, është bërë sheshi i qytetit dhe oborret e shkollave, afër të cilave mblidhen qentë endacak.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments