Shefat e inteligjencës britanike, thonë se pajtohet me raportet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, të cilat paralajmërojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin, tashmë ka “lëshuar një urdhër për luftë”.
Sipas Sunday Times, katër figura të larta në qeveri konfirmuan se prisnin që një sulm i shumëfishtë rus të fillonte gjatë ditëve në vazhdim, ndoshta duke kulmuar në një “luftë rrufe” kundër kryeqytetit, Kiev.
“Inteligjenca jonë është në përputhje me amerikanët”. Putini ka një plan dhe ai është duke u zhvilluar”, thuhet në deklaratën e inteligjencës britanike.
Burimet e medias britanike thanë se ata presin që një operacion me një shkas të rremë dhe përleshjet me trupat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit do të pasohen nga një sulm nga forcat separatiste përpara se trupat ruse të “kafshojnë Ukrainën” ose të fillojnë një pushtin në shkallë më të plotë.
“Rusët kanë pozicionuar raketa lundrimit me qëllim të sulmimit të kryeqytetit”, tha burimi për Sunday Times.
“Ekziston një njohje se ne mund të kemi të bëjmë me një luftë rrufe, por gjithashtu shumë skenarë të ndryshëm që luhen menjëherë ose në rend. Këto përfshijnë “sulmin e madh ndaj Kievit”, shtoi ai.
Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.