3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePutini : Gati të dërgojmë forca policie në Bjellorusi

Putini : Gati të dërgojmë forca policie në Bjellorusi

“Ndërhyjmë nëse ekstremistët e fusin vendin në kaos”

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se mund të dërgojë trupa policore për të ndërhyrë në Bjellorusi. Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Putin u shpreh se këto trupa do të dërgohen vetëm nëse protestat e opozitës bjelloruse shkaktojnë trazira dhe kaos.

“Aleksandër Grugirjeviç Lukashenko më ka kërkuar të krijoj një forcë rezervë për të. Pranova dhe ramë dakord që të mos përdoret përveçse në rastet kur situata të dalë jashtë kontrollit. Dua ta theksoj, vetëm në momentin kur ekstremistët me parulla politike ta kalojnë cakun, të plaçkisin, djegin automjete, shtëpi, banka dhe të përpiqen të pushtojnë institucionet shtetërore”, tha Putin.

Bjellorusia është pjesë e marrëveshjes me Rusinë për Organizatës së Traktatit të Sigurisë së Përbashkët, ku bëjnë pjesë disa vende ish-sovjetike. Kryeministri polak Mateus Moraviecki akuzoi Putinin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare me planin e tij për të rimarrë Bjellorusinë nën kontroll.  

Në prag të protestave të fundjavës, policia në Minsk arrestoi disa drejtues të opozitës përfshirë edhe Maria Kolesnikovën, pas nisjes së një hetimi penal për Këshillin e Koordinimit të formuar javën e kaluar.

Këshilli synon përfshirjen në negociata për transferimin paqësor të pushtetit me zyrtarët e Lukashenkos. Në pranga po ashtu kanë rënë edhe 13 gazetarë përfshirë edhe pjesëtarë të ekipit të BBC-së. BE ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj zyrtarëve bjellorusë.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments