11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPutini arreston spiunët e vet, dyshon se e mashtruan për Ukrainën

Putini arreston spiunët e vet, dyshon se e mashtruan për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një “sulm” drejt agjencisë që konsiderohet më e besueshmja për të, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.

Sipas Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane, udhëheqja e shërbimit kryesor të inteligjencës ruse është vendosur në arrest shteipak.ekonomiaonline

Kjo, pasi kreu i saj, gjeneral-koloneli Sergei Beseda dhe zëvendësi i tij u akuzuan për keqpërdorim të fondeve operacionale të destinuara për aktivitete sabotuese.

Ajo që quhet si “Shërbimi i Pestë”, thuhet se ka qenë përgjegjës për sigurimin e intelegjencës së Putinit për zhvillimet politike në Ukrainë, pikërisht në prag të pushtimit, ndërsa, sipas kësaj qendre, presidenti rus, Putin, e ka kuptuar se ai ishte i mashtruar nga ato të dhëna, dy javë pasi ka nisur luftën në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments