18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmePusto Pushteti /VLEN është ndryshimi mos e pranoni se bëheni si BDI...

Pusto Pushteti /VLEN është ndryshimi mos e pranoni se bëheni si BDI Blerant Ramadani ka meganizëm mbrojtës / Stoilkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI.

Blerant Ramadani njeriu i Taravarit – Koalicioni “VLEN” në emisionit “24 Analizë” në Tv 24 tha se qëndrimi i tyre për emërimin e Stoilkoviqit ministër është i qartë dhe si Vlen, nuk do të bëjnë kompromise për qëndrimet e tyre.

“Ne themi se nuk do të pranojmë qëndrime të tilla dhe nuk do të ketë asnjë kompromis në të ardhmen. Çdo përfaqësues i cilësdo parti politike që do të menaxhojë një institucion, roli i tij duhet të jetë në interes të qytetarëve, jo vetëm të një përkatësie etnike. Nuk është propozimi ynë, nëse bëjmë një paralele kur kemi pasur si përfaqësues Bekim Qokun që ka qenë këshilltar i Kurtit. Stoilkoviq ishte propozimi i partnerit të koalicionit. Pra nuk do të ketë kompromis për pikëpamje të tilla. Një nga postulatet kryesore do të jetë procesi i integrimit evropian. Nuk e sollëm Stoilkoviqin, por e gjetëm nga BDI, nuk e sollëm as në Open Balkan”, ka thënë Ramadani.

Ramadani i bëri këto komente duke iu përgjigjur Arta Bilalli – Zendelit nga BDI opozitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments