16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmePunonjësit në Postën e RMV-së, të shqetësuar kërkojnë takim urgjent me kryeministrin

Punonjësit në Postën e RMV-së, të shqetësuar kërkojnë takim urgjent me kryeministrin

Sindikata e Postës së Maqedonisë të Veriut shpreh shqetësim për gjendjen e punëve të kompanisë, veçanërisht pas ndërprerjes së veprimtarisë në operacionet e pagesave në 330 njësi postare, ndërsa kërkon takim urgjent me kryeministrin për të gjetur zgjidhje.

Kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë të Veriut, Boro Veligdenov, sot në konferencë për shtyp para Qeverisë, theksoi gjendjen e kompanisë pas krizës me koronën, që zvogëloi komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe ndikimin mbi punën me falimentimin e Bankës Eurostandard dhe ndërprerjen e qarkullimit pagesor në njësitë postare.

“Falimentimi i Bankës Eurostandard ndërpreu seriozisht funksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut. Gjeneron çdo ditë humbje serioze të operacioneve financiare, duke paaftësuar shërbimin e pagesave në mbi 330 njësi postare në të gjithë vendin. Përveç kësaj, ndërprerja e shërbimeve në komunikacionin ndërkombëtar dhe zvogëlimi i të ardhurave në tregun e brendshëm në gjashtë muajt e fundit si rezultat i koronavirusit në vendin tonë me 2.300 punonjës, shkakton shqetësime dhe frikë serioze për të ardhmen e kompanisë, pagesa të rregullta të pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës”, deklaroi Veligdenov.

Ai vlerësoi se mosfunksionimi i 330 njësive të postës dhe status kuoja me mosfunksionimin e operacioneve të pagesave është kërcënim i drejtpërdrejtë për ekzistencën e punonjësve, por gjithashtu se mosfunksionimi i zyrave postare ka ndikim në qytetarët që përdorin shërbimet.RELATED POSTS

Ai nuk konsideron se ekziston rreziku për falimentim të ndërmarrjes, si dhe se pagesa e pagave për punonjësit nuk është në diskutim.

“Ekziston problem i madh me mbi 100 mijë përdorues që përdorin postën për të paguar pensione dhe ndihmë sociale”, tha Veligdenov.

Sipas tij, Qeveria, si pronare e plotë e Postës së Maqedonisë të Veriut, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, ka detyrimin që ta angazhojë dhe ta vendosë atë si përparësi dhe që menjëherë të marrë vendim për të lidhur marrëveshje me bankë tjetër në mënyrë që të mundësojë operacione pagese në postën. Në të njëjtën kohë të përpiqemi për stabilizimin e kompanisë me mbështetje financiare dhe mbulimin e humbjeve që janë më të mëdha dita ditës.

Ai kërkoi takim urgjent me kryeministrin, jo më vonë se nga fundi i javës së ardhshme, për të gjetur zgjidhje dhe për të mundësuar operacione pagese në filialet e Postës.

Siç tha ai, ka negociata të caktuara me ndonjë bankë për marrëveshje për operacione pagesore përmes filialeve postare, por ato nuk kanë informacione konkrete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments