2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmePunonjësit e Prokurorisë Publike në grevë, kërkojnë rritje 78% të pagave dhe...

Punonjësit e Prokurorisë Publike në grevë, kërkojnë rritje 78% të pagave dhe kthimin e shtesave të pagave

“Domethënë vijmë në punë por nuk punojmë, siç tham dje, hapësirë e përbashkët, sallë, të mos na thërrasin”, tha Tërpe Deanoski – kryetar i sindikatës AOGJSH.

Kështu punonjësit e Prokurorisë Publike po merren vesh se si të funksionojnë përgjatë grevës që e kanë nisur. Në punë do të paraqiten por nuk do të punojnë derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre, të cilat janë rritja e pagave për 78% dhe kthimin e shtesave të pagave. Kryetari i sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave Tërpe Deanoski thotë se gjatë grevës do të kryhen vetëm punë urgjente, gjegjësisht sipas rregulloreve ligjore grevistët do të punojnë në rastet kur ka vetëm paraburgim, bastisje ose ankime urgjente.

“Kërkesat tona janë rritja e paagve për 78% dhe kthimi i shtesave në paga në lartësi prej 35%. Gjatë grevës, punonjësit e prokurorive publike nuk do të punojnë e as nuk do të jenë në vendet e tyre. Greva do të realizohet në sallat e mbledhjeve të prokurorive, sallat, dhomat e përbashkëta ose para godinave të Prokurorive Publike”, theksoi Tërpe Deanoski – kryetar i sindikatës AOGJSH.

Kryetarja e organizatës sindikale pranë prokurorive publike thotë se vetë qeveria e ka shkaktuar grevën. Me marrëveshjen e përgjithshme kolektive, paga na rritet për 10 për qind, pra nga 22 në 24 mijë denarë dhe kaq, tha ajo.

“Kemi informacione dhe më dihet që zyryatëve në muajin shkurt do t’i rritet paga edhe për 200 euro. Këtu krijohet revolta dhe krijohet revolta sepse nuk mundemi as të mbijetojmë e lëre më të jetojmë. Të gjithë po punojmë për kredi dhe për këtë tashmë është mbushur kupa dhe apelojmë për një takim më të shpejtë sepse do të radikalizojmë grevën dhe do të alarmohen të gjitha institucionet, ambasadorët si ata të BE-së, SHBA-së, Holandës”, pohoi Izabela Ilieva – kryetare e Sindikatës pranë prokurorive publike.Greva do të jetë në fuqi në të 28 prokuroritë publike në të gjithë vendin dhe do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të sindikatës. Përfaqësuesit e sindikatave thonë se kanë kërkuar takim me Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga por i njëjti nuk i ka marrë parasysh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments