8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPse pas koronavirusit biçikletat do të kenë një vend të ri në...

Pse pas koronavirusit biçikletat do të kenë një vend të ri në jetën e çdokujt

Vetëm disa ditë para se qyteti i New York të fillonte heqjen e kufizimeve të lidhura me koronavirusin më 8 qershor, Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nxorën një tjetër udhëzim në procedurat në vazhdim.
Ndër to ajo rekomandoi që punëtorët të udhëtojnë me makinë sesa me transport publik për të zvogëluar transmetimin e virusit.

Zyrtarët e New York shpejt theksuan që rekomandimi ishte i pa realizueshëm për qytetin dhe shqetësoheshin që udhëzimet e CDC mund të çonin në më shumë trafik makinash. Por ekziston një alternative: biçikleta, e cila i lejon njerëzit të shmangin hapësirat e mbyllura, ku rreziku i kapjes së koronavirusit është më i madh.
Punëtorët, siç duket, po rregullojnë lëvizjet e tyre në përputhje me rrethanat. Megjithëse të kufizuara, të dhënat tregojnë për një rritje të përdorimit të biçikletës dhe përdorimin e shërbimeve për ndarjen e tyre, me anë të të cilave njerëzit marrin me qira biçikleta për periudha të shkurtra.
Rritja e kërkesës për biçikleta (dhe ndërprerjet në prodhim të shkaktuar nga koronavirusi) kanë çuar në mungesë të biçikletave në të gjithë SHBA-në. Në Pekin, ka pasur një rritje prej 150% të përdorimin të biçikletave që nga lehtësimi i kufizimeve, sipas firmës kërkimore ITDP.
Ndërkohë, operatori për ndarjen e biçikletave me qendër në Europë, Nextbike raportoi një rritje prej 35% gjatë muajve prill dhe maj.
Në Londër, autoriteti i tranzitit ka parashikuar një rritje prej 10 herë të çiklizmit. Shërbimi i Philadelphias për ndarjen e biçikletave thotë se ka parë një rritje të ndjeshme, edhe pse nuk ka të ndarë numrat specifikë. (Fortune)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments