16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaPse nuk kanë të drejtë vote gati 400 mijë qytetarë të BE-së

Pse nuk kanë të drejtë vote gati 400 mijë qytetarë të BE-së

othuajse 400 mijë qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen nga 6 deri më 9 qershor, për shkak se janë nën mbikëqyrjen e kujdestarëve si persona me probleme mendore.

OJQ-ja Inclusion Europe thekson se personat me probleme të shëndetit mendor ose me aftësi të kufizuara intelektuale që kërkojnë një kujdestar ligjor nuk lejohen të votojnë në zgjedhjet evropiane.

Kjo do të thotë se persona të tillë kanë nevojë për ndihmë për të mësuar, për të marrë vendime, për të menaxhuar financat apo për të marrë vendime të përditshme ndërsa kujdestarët janë zakonisht anëtarë të familjes, punonjës socialë apo avokatë, shton “Parlamenti”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments