9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePse nuk ka paralele shqipe, drejtoresha e gjimnazit të Manastirit: Nxënësit shqiptarë...

Pse nuk ka paralele shqipe, drejtoresha e gjimnazit të Manastirit: Nxënësit shqiptarë jetojnë në Maqedoni dhe duhet të mësojnë maqedonisht

Drejtoresha e gjimnazit “Josip Broz Tito” në Manastir thotë se shqiptarët në këtë qytet nuk janë të interesuar për të mësuar në gjuhën e tyre amtare dhe se sipas saj nuk ka pasur kërkesa për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Por prindër shqiptarë nga Manastiri thonë se drejtoresha nuk e thotë të vërtetën, sepse ka pasur dhe ka nxënës për të hapur paralele në gjuhën shqipe, por kjo ishte penguar 10 vite më parë, përmes protestave të nxënësve maqedonas. Deri sot nuk ka iniciativë dhe institucionet kanë fshehur dhe heshtur për këtë të drejt elementare.
Nga ky gjimnaz thonë se nga 750 nxënës ka shumë pak shqiptarë dhe se ata nuk janë të interesuar të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Ndonëse Kushtetuta ua garanton nxënësve mësimin në gjuhën amtare, ushtruesja detyrës së drejtore e Gjimnazit Tanja Naumovska tha për Alsat-M se nxënësit shqiptarë të Manastirit jetojnë në Maqedoni dhe duhet të mësojnë në gjuhën maqedonase.
“ Një numër shumi i vogël i nxënësve shqiptarë mësojnë në gjimnaz, mund të them se në të gjitha 4 vitet janë 8-9 nxënës nuk jam aq e sigurtë. Por, përgjithësisht edhe në vitet e mëparshme ka qenë numër i vogël i shqiptarëve që kanë mësuar këtu dhe asnjëherë nuk është paraqitur nevoja dhe as që ka pasur kërkesa për tu hapur paralele në gjuhën shqipe”-pohoi për TV Alsat, Tanja Naumovska, drejtoresha e Gjimnazit në Manastir.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments