0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeProtestuesit mbushin sheshin në Beograd, Vuçiçi “merret” me Kurtin

Protestuesit mbushin sheshin në Beograd, Vuçiçi “merret” me Kurtin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Vuçiç tha se Kurti “po përpiqet të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë – Lista Serbe dhe se me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron të shfarosë popullin serb”, raporton KosovaPress.

“Kur kësaj i shtohen edhe sulmet e ashpra të grupeve të ndryshme të presionit brenda vendit, të gjithëve e kanë të qartë se qëllimi përfundimtar është kolapsi i Serbisë. Ne nuk do t’ia japim Serbinë askujt dhe Serbia nuk do të ndalet! Nuk ka dorëzim,” tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e shkurtit për shkak të qëndrimeve kundër shtetit të Kosovës. Disa prej arsyeve janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe Zlatan Elek gjatë prezantimit të listës së kandidatëve.

Deklarata e presidentit serb erdhi në një ditë mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë të Serbisë zhvilluan një marshim proteste në rrugët e Beogradit deri në ndërtesën e prokurorisë së shtetit. Ata dorëzuan plot 1 mijë letra identike në adresë të Prokurores së Lartë Publike, Zagorka Dolovac, duke i kërkuar që të fillojë të bëjë punën e saj për të bërë drejtësi për tragjedinë në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona.

“Studentët presin që ju të luftoni për ligj dhe drejtësi, pa keqpërdorime politike apo korrupsion”, lexohet në letrat e dorëzuara. Prokurorja ka kërkuar një ballafaqim me organizatorët e protestës, por që nuk është pranuar nga studentët. Ndër kërkesat e tyre është dorëheqja e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së kryeministrit Millosh Vuçeviç, të cilët akuzohen si përgjegjës për neglizhencë dhe korrupsion me riparimin e strehës që u shemb në stacionin e trenave në Novi Sad më 1 nëntor.

Organizatorët kanë thënë për mediat se po përballen me kërcënime, teksa premtuan se asgjë nuk do t’i ndalojë, as moti i keq më dëborë që ishte sot. Presidenti Vuçiç paralajmëroi me përdorimin e njësive speciale ushtarake “Cobra” për shpërndarjen e protestuesve. Të dielën studentët dhe fermerë në zhvilluan protestën më të madhe ndonjëherë në historinë e Serbisë, duke mbledhur mbi 100 mijë persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments