7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProtestë e muzikantëve nga Ohri e Struga, kërkojnë protokoll për punë

Protestë e muzikantëve nga Ohri e Struga, kërkojnë protokoll për punë

Muzikantë nga Ohri dhe Struga organizuan sot një protestë paqësore në Ohër, duke kërkuar që Qeveria dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive të përgatisin një protokoll të përshtatshëm, që do t’i lejojë ata të fillojnë me punë. Ata janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre, pasi qindra familje jetojnë nga kjo punë. Vetëm në Strugë dhe Ohër, deri më tani rreth 1000 dasma janë anuluar deri në fund të kësaj vere.

“Edhe ne muzikantët kërkojmë të përfshihemi në sistemin e punës në gjendjen e jashtëzakonshme, të ndryshojmë nenet e ligjit, i cili ndalon organizimin e muzikës në objekte gastronomike. Duke pasur parasysh që sezoni turistik tashmë ka filluar dhe është koha për pushime verore, është koha për të përmbushur kërkesat tona, në mënyrë që ne si muzikantë të kemi mundësinë për të fituar për jetesë, dhe gastronomët do ta rrisnin ofertën e tyre me mundësinë për të qenë më tërheqës dhe më të vizituar”, tha Igor Bezhanoski-Kryetar i Shoqatës së Muzikantëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments