17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeProtesta të dhunshme në Gjeorgji, akuza ndaj qeverisë se po ndikohet nga...

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, akuza ndaj qeverisë se po ndikohet nga Moska

Në Gjeorgji, protesta të dhunshme pasuan miratimin e një ligji që ndalon financimet e huaja për OJQ-të. Manifestuesit mbanin në duar flamujt e Bashkimit Europian, ndërsa akuzuan qeverinë se po përdor taktikat shtypëse të Moskës kundër fjalës së lirë.

Ky moment është shndërruar në simbolin e protestave të mëdha popullore në Tbilisi, që shpërthyen pasi parlamenti miratoi ligjin kundër agjentëve të huaj, nën modelin rus.Siç duket edhe në këtë filmim, një grup protestuesish mblidhen për të mbrojtur nga topi me ujë i policisë, një vajzë që valëvit flamurin europian, një mesazh i qartë se banorët e Tbilisit nuk heqin dorë nga perspektiva europiane e vendit.

Mijëra manifestues u përleshën me policinë në sheshin përpara parlamentit gjatë gjithë natës së kaluar, pasi në përfundim të më shumë se një jave diskutimesh, parlamenti miratoi me votat e shumicës qeverisëse pro-ruse ligjin që i konsideron agjentura të huaja, të gjitha organizatat jo-qeveritare që më shumë se 20% të financimeve i marrin nga jashtë.

Një ligj i tillë aplikohet në Rusi që prej 2012-ës dhe është miratuar më pas edhe në vende aleate të Moskës si Bjellorusia, Azerbajxhani e Taxhikistani. Ligji është kritikuar ashpër nga Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments