9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtesta e opozitës, tre të arrestuar në Elbasan. Procedohen 3 deputetë të...

Protesta e opozitës, tre të arrestuar në Elbasan. Procedohen 3 deputetë të PD dhe 20 protestues. Shpallen në kërkim 3 të tjerë

Tre të arrestuar, 3 deputetë dhe 20 protestues nën hetim, 3 të shpallur në kërkim.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga policia e Elbasanit tre persona janë arrestuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre deputetë të Partisë Demokratike, bëhet fjalë për deputetin Tomor Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa.

Procedimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për disa shtetas të tjerë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur tre shtetas për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Mësohet se shtetasti e arrestuar kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

ELBASAN- NJOFTIMI:

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. A. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit. Më tej, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments