7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaEkonomiPronarët që nuk paguajnë mëditje për të dielën si ditë pune, emrat...

Pronarët që nuk paguajnë mëditje për të dielën si ditë pune, emrat do t`u shpallen në media

Shteti do të shpallë se cilët shefa nuk e kanë respektuar javën jopune. Nga sot inspektorët e punës janë në terren, duke kryer kontrolle intensive në kompanitë që me ligj lejohen të punojnë të dielave, por për këtë duhet të paguajnë më shumë mëditje. Dje ka skaduar afati ligjor për pagesën e pagës së janarit, së cilës duhet t’i shtohen mëditjet më të mëdha.

Disa prej punëtorëve tashmë po reagojnë se nuk paguhen sipas ligjit. Në mënyrë të veçantë, punonjës të institucioneve të kulturës akuzojnë se ose nuk kanë marrë ende rrogë për shkak se Ministria nuk di ta llogarisë atë, ose kanë marrë por pa mëditje javore. Ministri thotë se problemi nuk është tek ata por tek ata që kanë punuar edhe pse nuk është dashur të punojnë.

Sipas ndryshimeve në ligjet për marrëdhëniet e punës dhe tregtinë nga 1 janari, të dielave lejohen të funksionojnë vetëm aktivitetet, ku nuk duhet të ketë ndërprerje në procesin e punës. Veprimtaritë që lejohen të punojnë janë të renditura në ligj dhe i nënshtrohen detyrimit të paktën 50% më të lartë mëditje dhe ditë pushimi për punëtorët gjatë javës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments