20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeProkurorja Kollareviq pret që Muhamed Zekiri të shkojë në paraburgim

Prokurorja Kollareviq pret që Muhamed Zekiri të shkojë në paraburgim

Prokurorja Katerina Kollareviq mban qëndrimin se duhet të caktohet paraburgim për ish-sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri.

Ajo thotë se nuk ka dëshmi se Zekiri dëshiron të arratiset, por ai mund të jetë i pakapshëm për organet hetimore.

“Për momentin, dëshmi formale se ka për qëllim të arratiset nuk kemi. Dyshime po. Këto janë infromacione operative dhe nëse gjykata i pranon do të bëhen të ditura”, u shpreh Kollareviq.

jo nuk përmendi se ku ndodhen paratë që u përmendën në rastin kundër Zekirit.

“Hetimi ka nisur dje dhe gjithçka që është siguruar si dokumentacion janë nga procedura parahetimore. Nuk mund të them nëse janë shpenzuar paratë ose jo, ose nëse kanë dalë jashtë shtetit. Ka organe që do të vërtetojnë se ku kanë shkuar paratë. Kur do të kemi dëshmo do t’ju njoftojmë”, u shpreh Kolarviq.

Po ashtu për personat që nuk ndodhen në Maqedoni do të lëshohet fletarrest.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments