15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria po merr masa për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu, nga përmbaruesja...

Prokuroria po merr masa për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu, nga përmbaruesja e Kërçovës, Vesna Jakimovska.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë është njoftuar për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rasti është evidentuar në statistikat për sulmet e raportuara ndaj gazetarëve të mbajtur nga Prokuroria Publike dhe pasi të jenë ndërmarrë të gjitha veprimet do të vendoset për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, njoftoi Prokuroria Publike pasditen e sotme.

Më herët, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) ka dënuar sulmin e sotëm fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga përmbaruesja e Kërçovës, Vesna Jakimovska.“Kjo ngjarje skandaloze vjen pas një sërë historish hetimore lidhur me prokuroren nga Portali X dhe Saliu, i cili ditën e sotme gjatë marrjes së një deklarate nga përmbaruesja u sulmua fizikisht prej saj dhe pësoi një dëmtim në dorë dhe një mikrofon të thyer nga pajisjet e tij. Kolegu Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe aktualisht është duke deklaruar në stacionin policor. Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori i Kërçovës”, thuhet në kumtesën e ShGM-së.

Nga ShGM thonë se menjëherë kanë hyrë në komunikim me pikat e kontaktit në MPB dhe PTHP lidhur me raste të tilla për ta përcjellë rastin nga afër.

“Pikat e kontaktit, gjegjësisht personat në MPB dhe PTHP, kanë një rëndësi të madhe në kuadër të komunikimit të shpejtë dhe efektiv me SHGM-në kur bëhet fjalë për cenimin e të drejtës së gazetarit apo punonjësit të medias dhe mundëson mbrojtje më të madhe institucionale”, thuhet në kumtesë.

ShGM-ja rikujton se sulmi ndaj gazetarit apo punonjësit të medias gjatë kryerjes së detyrave profesionale është vepër penale ku MPB-ja dhe PTHP-ja kanë obligim të veprojnë sipas detyrës së tyre zyrtare. Kërkojmë nga MPB-ja dhe Prokuroria Themelore Publike që të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të sanksionimit të sulmuesit, në këtë rast përmbarueses Jakimovska.

ShGM për këtë rast, përveç përgjegjësisë penale, do të kërkojë edhe masë disiplinore, në përputhje me kodin e etikës profesionale të përmbaruesve për marrjen e licencës për punë nga Oda e Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments